Telenews

Mësohet gjendja e Mbappes para ndeshjes së Realit me Getafen në fundjavë

mesohet-gjendja-e-mbappes-para-ndeshjes-se-realit-me-getafen-ne-fundjave

Real Madrid ka qenë në ankth ditët e fundit për shkak të gjendjes fizike të Kylian Mbappé, pas tërheqjes së tij nga skuadra e Francës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. 2

6-vjeçari pësoi goditjen në fitoren e Les Bleus ndaj Azerbajxhanit të premten, vetëm gjashtë ditë pasi kishte pësuar një problem të ngjashëm në ndeshjen kundër Villarrealit.

Mbappé ka qenë në formë të jashtëzakonshme në fillim të sezonit, duke shënuar në pothuajse çdo paraqitje për klubin dhe kombëtaren.

Në total, ai numëron 17 gola dhe katër asistime në vetëm 13 ndeshje, prej të cilave 14 gola i ka realizuar me Real Madridin.

Megjithatë, kishte dyshime nëse ai do të ishte gati për ndeshjen e fundjavës kundër Getafes, por duket se drejtuesit e Los Blancos mund të marrin frymë lirisht.

Sipas The Athletic, Mbappé pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen ndaj Getafes në stadiumin Coliseum të dielën, pasi dëmtimi në kyç është vlerësuar si shumë i lehtë.

Ai pritet të kthehet në stërvitje me shokët e skuadrës në ditët në vijim dhe, me shumë gjasë, do të jetë në formacionin titullar.

Megjithatë, ekziston mundësia që Mbappé të pushojë në këtë ndeshje — jo për shkak të dëmtimit, por për arsye menaxhimi.

Dy ndeshjet e ardhshme të Real Madrid janë kundër Juventusit (në Ligën e Kampionëve) dhe Barcelonës në El Clásico e parë të sezonit, dhe Xabi Alonso me siguri do të llogarisë tek francezi për të dyja takimet.

Mbetet për t’u parë nëse Mbappé do të marrë pushim këtë fundjavë, por një vendim i tillë do të ishte i mençur, duke marrë parasysh se ai është detyruar të largohet nga fusha në dy ndeshjet e fundit për klub dhe kombëtare. Real Madrid ka nevojë për të sidomos ndaj Barcelonës, pasi ajo ndeshje mund të jetë vendimtare në garën për titullin e La Ligës.

Të ngajshme

“Kosova është gati për ëndrrën e madhe”, flet Kreshnik Hajrizi, lojtari që la në hije yjet e Suedisë

KushtrimGuraj

Elseid Hysaj kalon edhe Lorik Canën, lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë

KushtrimGuraj

Kosova “sakaton” San Marinon në “Fadil Vokrri”

Donat Hashani