Telenews

Syla: Kurti e Osmani po e shtyjnë me mish e me shpirt mbajtjen e zgjedhjeve deri vitin e ardhshëm

Gazetari Valon Syla, zhvillimet e fundit të krizës së re institucionale i sheh nga këndi i oprtunizmit politik e kalkulimeve të përbashkëta të presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të VV-së, Albin Kurti.

Syla beson se lojërat e politikës ditore kanë synim vetëm zvarritjen e zgjedhjeve deri pranverën e vitit të ardhshëm.

“Shtyerja e zgjedhjeve ne stil me pytje në Gjykatë Kushtetuse, e zhvletëson mbajtjen e zgjedhjeve… askush nuk dëshiron që të futet në zgjedhje tash, qê kur i vjen koha Presidentes përsëri me shku në zgjedhje në mars, prill apo maj, të vitit tjetër.

Andaj, Albin Kurti e Vjosa Osmani, po e shtyjnë një skenar zvarritës i cili ështê të shtyhet me mish e me shpirt mbajtja e zgjedhjeve, deri kur i kalon Presidentes mandati…”

Nëse ka synim për të dalë nga kriza është një mundësi që siç la të nënkuptohet ka pak gjasa të ndodhë.

‘Varianti i dytë që vështirë se ndodhë nga oportunistat i Vjosa Osmani është që ajo të jap dorëheqje dhe ta çoj vendin automatikisht në zgjedhje, nese veç i dëshirojnë e që jo.

Pra askush nuk eshtë dhe nuk do të hyjë në zgjedhje nga rreziku se përsëri pranverën e vitit tjetër të hyjë në zgjedhje përsëri.”

Të ngajshme

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj

Bashkimi Evropian sanksionon Iranin për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Rrezarta Ramaj

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Rrezarta Ramaj