Telenews

MËSONI SI TË GATUANI ËMBËLSIRË TË SHPEJTË ME BISKOTA

Përbërësit
1 pako (rreth 30 copë) biskota Savoiardi
1 paketim krem pastiçerie 400 gr
1 L qumësht
200 gr bajame
400 ml panna për ëmbëlsira
200 ml qumësht
Kakao
Përgatitja
Përgatisim kremin e pastiçerisë duke rrahur për 3 minuta pluhurin bashkë me qumështin. Biskotat i lagim me qumësht dhe shtrojmë një shtresë në tavë. Vendosim kremin e pastiçerisë dhe lajthitë e thërrmuara. Shtrojmë prap një shtresë me biskota të lagura në ujë dhe mbi to panën e ëmbël të rrahur në shkumë. E spërkasim me kakao nga lart me një sitë. E lëmë në frigorifer për 2 orë dhe më pas e servirim.

Të ngajshme

Mashtrimet përmes Viberit, qytetarët po marrin mesazhe të rreme se janë fitues

Rrezarta Ramaj

Predikuesi islamik nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova, çka thonë BIK-u dhe Komuna e Pejës?

Yllka Gashi

Shqipëria më në fund e ndalon mishin e Brazilit

Rrezarta Ramaj