Telenews

Messi e parashikoi fitoren e Real Madridit

Lojtari i Paris-Saint Germain, Lionel Messi, para finales u shpreh i bindur se Real Madrid do ta fitojë finalen ndaj Liverpoolit, dhe ashtu ndodhi.
“Mendoj se në letër Liverpooli duket kaq i fortë dhe fakti që më pëlqen Sadio Mane. Por Real Madrid ka në ADN-në e tyre fitimin e Champions League, kështu që unë po i jap kupën Real Madridit. Nuk mendoj se një skuadër spanjolle mund të humbasë në këtë fazë, është e pamundur. Numri 14 për Real Madridin sonte”, kishte thënë enemia e shumë viteve e ekipit madrilien, para ndeshjes.
Messi po ashtu kishte thënë se do të jetë në i pranishëm në stadium me disa bashkëlojtarë, ani se kamera nuk e fokusoi atë gjatë ndeshjes.
“”Unë do të shikoj finalen me familjen time brenda stadiumit.Do të jem atje me Ramosin, Neymarin. Neymar është neutral, sepse ai ka shokët e tij në Brazil. Casemiro, Rodrygo, Vinicius, Miltao te Madridi dhe te Liverpool janë Fabinho, Firmino dhe Alison. Ai është vetëm për të festuar dhe për të ngushëlluar. Unë gjithmonë do të mbështes ekipet e La Ligës për ta fituar kupën”.

Të ngajshme

Sot nis Superliga e Kosovës, kjo është ndeshja që do të hap sezonin 2026/27

Yllka Gashi

Ferran Torres i bashkohet PSG-së –

KushtrimGuraj

Rrahmani shkëlqen me supergol, mediat italiane e vlerësojnë si lider –

KushtrimGuraj