Në një postim në Twitter, Meta është shprehur se propozimi i BE-së është një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, transmeton Telenews.al
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.
Kurti thotë se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij plani e të cilar do t’i adresojë në Bruksel.
Ndërkaq, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin para mediave tha se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është çështja e planit evropian si dhe Asociacioni.
1/2 Një lajm shumë i mirë nga Prishtina për zhvillimet pozitive mbi njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përshëndes lidershipin e kryeministrit @albinkurti që kontribuon për paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. https://t.co/9KOv4SMIiP
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) February 7, 2023

