Telenews

Meta thotë se kryetarët e Guxo-s s’i treguan Kurtit që e duan MSH-në: Do ta kishim ministrin më herët

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, tha në Frontal të T7 se do të duhej të kishte një takim ku do të diskutohej mundësia e emërimit të një figure nga kjo parti në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Meta tha se s’kanë pasur takime dhe se s’ka qenë befasi emërimi i Arben Vitisë, pasi shtoi se nga partia e tij nuk kishte propozime.

“Ne kemi qenë të dakorduar, të mendimit të njëjtë që partia Guxo ka brenda vetes fytyra kredibile, por destinacioni nuk është arritur te Kurti përmes kryetarëve të Guxo”, tha ai.

Ai tha se gatishmëria e kësaj partie për ta marrë nën udhëheqje Ministrinë e Shëndetësisë “nuk ka shkuar ne vendin e duhur”.

“Sikur të ndodhte e kunderta, do ta kishim ministrin edhe më herët”, tha Meta.

Të ngajshme

OVL UÇK thërret konferencë për nesër, këto janë temat që do të diskutohen

Yllka Gashi

Dosja ndaj 9 të dyshuarve për rastin e “Grupit të intelektualëve”: Plaçkitën 23 civilët, i maltretuan e i ekzekutuan

Yllka Gashi

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

Yllka Gashi