Telenews

Miami Heat finalisti i dytë në NBA

Miami Heat është skuadra e dytë finaliste e finales së përgjithshme në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Ekipi i strategut Eric Spoelstra, triumfoi ndaj Bostonit në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare me rezultat final 84-103.

Jimmy Butler me 27 pikë, Caleb Martin me 26 e Bam Adebayo me 12 sosh, ishin, treshja e lojtarëve që u dalluan në këtë fitore me shumë vlera për Miamin.

Te Bostoni, Jaylen Brown kishte 19 pikë e Derrick White 18 sosh, por s’mjaftuan për fitore.

Me këtë triumf dhe seri të përgjithshme fituese 4-3, Miami Heat kalon në finalen e madhe të NBA-së, atje ku takohet me Denver Nuggets.

Ndeshja e parë e finales luhet me 2 qershor nga ora 02:30 e mesnatës në Denver.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj