Telenews

Mikel Arteta i bën ftesë ish-yllit të Arsenalit t’i bashkohet stafit të tij të trajnerëve

mikel-arteta-i-ben-ftese-ish-yllit-te-arsenalit-t’i-bashkohet-stafit-te-tij-te-trajnereve

Alex Oxlade-Chamberlain po hedh hapa konkretë drejt një karriere trajneriale te Arsenali, me trajnerin Mikel Arteta që është i interesuar ta përfshijë atë në stafin e klubit sapo të tërhiqet nga futbolli aktiv, sipas Daily Mail.

32-vjeçari ka qenë duke përfunduar licencën e trajnerit UEFA B në stadiumin “Emirates” gjatë muajve të fundit.

Si pjesë e përgatitjeve të tij, Oxlade-Chamberlain është stërvitur gjithashtu me ekipin U-21 të Arsenalit, për të ruajtur formën fizike, ndërkohë që po kërkon një klub të ri si lojtar i lirë.

Ish-reprezentuesi i Anglisë është pa ekip që prej largimit nga klubi turk Besiktas në muajin gusht dhe raportohet se është në bisedime të avancuara me Celtic për të vazhduar karrierën e tij si futbollist.

Arteta thuhet se është një admirues i hershëm i Oxlade-Chamberlain, me të cilin ka luajtur së bashku te Arsenali mes viteve 2014 dhe 2016, duke zhvilluar gjithsej 198 paraqitje gjatë periudhës së tij gjashtëvjeçare në klub.

Dyshja raportohet se kanë një lidhje të fortë, e cila ka ndikuar në interesimin e Artetës për ta afruar atë në një rol si trajner.

Aktualisht, licenca UEFA B i mundëson Oxlade-Chamberlainit të drejtojë ekipet U-18 ose U-19 të Arsenalit./Telegrafi/

Të ngajshme

Rënia e një kampioni: Klubi anglez dënohet me -6 pikë pasi theu rregullat financiare nga Liga Premier

KushtrimGuraj

Agim Ademi kryetar i FFK-së, e vazhdon mandatin e radhës katërvjeçar

Valjeta Turkaj

Lajm i mirë për Rrahmanin, gati për t’u kthyer në fushë

Valjeta Turkaj