Milani ka kaluar në finale të Kupës së Italisë, duke eliminuar Interin me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Nerazzurët e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar me anë të Matteo Darmian qysh në minutën e 10-të
12 minuta më vonë, Federico Dimarco lëshoi një një goditje të fuqishme, por që shtylla ishte në anën e Milanit.
Në minutën e 33-të, Mehdi Taremi pasoi te Lautaro Martinez, por që argjentinasi nuk ia doli të gjuante kuadratin.
Tre minuta më vonë, Alejandro Jimenez asistoi te Luka Jovic, që kaloi Milanin në epërsi.
Kështu përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa pjesa e dytë nisi furishëm nga Rossonerët.
Luka Jovic shënoi edhe golin e dytë për Milanin, duke realizuar për 2-0 në minutën e 49-të.
Stefan de Vrij (68’) kishte shansin më të mirë për Interin në pjesën e dytë, por që goditja e tij me kokë nuk ishte precize.
Milani shënoi edhe golin e sigurisë, kur realizoi për 3-0 me anë të Tijjani Reijnders, që shënoi në minutën e 86-të me asistimin e Rafael Leaos.
Në finale, Milani do të përballet me fituesin e duelit mes Bolognas dhe Empolit.