Telenews

Miliarderi rus i dëbuar nga Anglia strehohet në atdhe

Roman Abramovich, presidenti i klubit të Chelsea-s dhe një prej oligarkëve rusë që është pjesë e sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar, është larguar nga Izraeli. Kjo pasi këta të fundit kanë njoftuar se do të vendosin sanksione ndaj oligarkëve rusë.
Ruso-izraeliti është njeri i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin-in. Ai bleu një kompani shtetërore nafte në moshën 29-vjeçare dhe që nga ajo kohë, pasuria e tij ka ardhur vetëm në shtim.

Privatizimet e aseteve shtetërore në Rusinë e pas rënies së Bashkimit Sovjetik janë cilësuar si “grabitja më e madhe e shekullit”. Pjesë e këtij privatizimi ishte dhe Abramovich-i.
Në fillim ai e nisi duke blerë dhe shitur gjithçka, si goma makinash, apo dhe lodra plastike. Më pas thuhej se ai kishte për detyrë të kujdesej për një tren cisternë me naftë, fati i të cilit nuk dihet me siguri as sot.
55-vjeçarit iu desh të largohej me nxitim nga Izraeli të hënën në mbrëmje, për t’u nisur në drejtim të Moskës.
Ai u pa në aeroportin e Tel Aviv, teksa priste orën për fluturimin drejt kryeqytetit rus.
Abramovich-it i janë ngrirë asetet në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Ndërkohë, jahetet e tij janë ankoruar përkohësisht në Malin e Zi.
 

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani