Telenews

Mimoza Kusari: Vetëvendosje është kundër tërheqjes së parave nga Trusti

Mimoza Kusari, e para e deputetëve të Vetëvendosjes, ka thënë se kjo parti nuk do ta përkrahë iniciativën e PDK-së për tërheqjen e ndonjë shume parash nga Trusti.
“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë, sepse vet koncepti i Trusti dhe dizajnimi i skemës pensionale, ka të bëj me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjecare.
Ajo që mbetet të diskutojmë janë modalitetet tjera që mund t’i diskutojmë bashkërisht’, ka thënë Kusari-Lila.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është inicuar plotësim ndryshimi i Ligjit për fonde pensionale, që do t’i hapte rrugën tërheqjes së një shume parash nga Trusti.
“Çështje tjetër, është edhe plotësim ndryshimi i Ligjit për fonde pensionale, ju e dini që PDK dhe grupi jonë kanë propozu cështjen e diskutimit të tërheqjes së një sasie nga Trusi për familjet që kanë problem t’i mbulojnë shpenzimet mujore. Ky projekt ligj sot i shkon qeverisë, ka afat një muaj të kthej përgjigje, nëse jo, hyn në procedurë pa pasë nevojë për mendim nga qeveria”, tha ai

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani