Telenews

MINIMUM KAQ CIVILË JANË VRARË NË UKRAINË QË NGA FILLIMI I LUFTËS

Nga ata që vdiqën, të paktën 121 ishin fëmijë, sipas OHCHR. Ndërsa të paktën 2038 civilë janë plagosur.
“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore,” tha OHCHR në deklaratë.
Shumë nga vrasjet ndodhën në pjesë të vendit të kontrolluara nga ukrainasit, të cilat kanë pësuar bombardime të rënda nga forcat ruse – duke përfshirë zona në Ukrainën perëndimore larg vijave të frontit. Të paktën 67 nga vdekjet kanë ndodhur në republikat lindore të Donetsk dhe Luhansk të vetëshpallura, sipas deklaratës, përcjell teve1.info.
OHCHR i OKB-së paralajmëroi se numri i të vdekurve civilë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
“Veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit, pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit,” tha agjencia.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani