Telenews

MINISTRI MURATI THOTË SE QEVERIA KA NDARË 230 MILIONË EURO PËR TI MBËSHTETUR QYTETARËT KRAHAS RRITJES SË ÇMIMEVE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë 230 milionë euro.
Murati gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, po ashtu ka njoftuar se fondet e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) janë riorientuar.
“Fondet e MCC-së nuk kanë humbur, përkundrazi kemi rifilluar negocimin. Këto fonde janë riorientuar me kapacitete akumuluese të energjisë elektrike që është më tepër për axhendën e gjelbër dhe në anën tjetër për ngritjen e burimeve njerëzore”, tha Murati.
Ai ka shtuar se rritja e çmimeve në import dhe manipulimet e mundshme të tregtareve janë dy faktorët për rritjen e kostos së shportës së qytetarëve.
“Për sa i përket rritjes së çmimeve, janë dy faktorë. Rritja e çmimeve në import, që është fenomen botëror, jashtë çdo kontrolli të çfarëdo qeverie dhe e dyta është nga manipulimet që mund të bëhen në emër të këtij inflacioni nga tregtarët. Vazhdimisht kamë dëgjuar se te Qeveria është problemi e jo tregtarët kanë faj”, ka shtuar ai.
I pari i financave, ka përmendur disa nga vlerat që Qeveria e Kosovës ka ndarë për tejkalimin e krizës ekonomike në vend.
“Deri më tani kemi marr disa masa, pikë së pari subvencionimi i rrymës që mos të ketë rritje të çmimit për prodhuesit dhe amvisëritë që konsumojnë nën 800kWh. Janë 45 milionë euro për subvencionimin e familjeve dhe janë 25 milionë euro shtesë që shkojnë për pensionistët për këtë vit. Janë 10 milionë euro për subvencionimin e skemave të asistencës sociale, gjithashtu janë 10 milionë euro për rritjen e rezervave shtetërore. Po ashtu, janë rreth 20 milionë euro për t’i shtuar subvencionet në bujqësi. Pra, gjithsej janë 230 milionë euro në këto tre-katër muajt e fundit për t’i mbështetur qytetarët karshi rritjes së çmimeve”, ka përfunduar Murati.

Të ngajshme

Ulutash ia dorëzon postin Barduanit, Munsch me mesazhe të qarta për dialogun (FOTO)

Donat Hashani

Haradinaj: Asnjëherë s’pata kontakt më me Radoiçiqin prej kur policia e ndoqi nga 2018-ta

Donat Hashani

VV s’shkon në seancën për bisedën Kusari-Radojiçiq, reagon Tahiri i PDK-së

Donat Hashani