Telenews

MINISTRI PECI S’PUSHON AS TË DIELAVE, VIZITON BUJKUN QË VENDOSI TA PUNOJË TOKËN PAS 30 VITEVE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar bujkun nga Koshtova e Vllahisë, Nexhat Brahimin, i cili ka vendosur që ta punojë tokën e papunuar pas 30 viteve.
Peci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për shkak të përkrahjes dhe thirrjes për ta punuar çdo pëllëmbë të Kosovës, po jep frytet e veta, sipas tij.
“Mirëmëngjes nga Koshtova e Vllahisë, aty ku në fund të rekës së Bistricës, Nexhat Brahimi ka vendosur që ta punojë tokën e mbetur djerrinë pas 30 viteve. Rritja e përkrahjes këtë vit dhe thirrja për ta punuar çdo pëllëmbë të Kosovës, po jep frytet e veta. Nexhati nga Komuna e Leposaviqit kultivon 2 hektarë misër dhe 2 hektarë kungull”, ka shkruar Peci.
“Bujqit e komunave veriore do ta kenë më të lehtë aplikimin këtë vit pasi që nuk do të kenë nevojë për fletë poseduese. Mirëpo nuk do mungojë kontrolla në teren për tu siguruar se mbështetja institucionale do të shkojë tek bujqit e vyer e meritorë”.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani