Telenews

MINISTRI SVEÇLA: SUKSESI I SOTËM FALË PUNËS SË KOLEGËVE TË ENVER ZYMBERIT

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla deklaroi se me kapacitete të shtuara policore në gjitha komunat dhe pikat kufitare për të mos krijuar pritje të gjata pa asnjë problem apo incident, e “kanë përmbyllur me sukses këtë ditë”.
“Me kapacitete të shtuara policore në të gjitha komunat dhe në pikat kufitare për të mos krijuar pritje të gjata, pa asnjë problem apo incident, po e përmbyllim suksesshëm këtë ditë. Siç jemi zotuar dhe përkushtuar, qytetarët serb të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në komunat e Serbisë pa asnjë pengim nga ana e institucioneve apo qytetarëve tanë”, shkroi ndër tjerash ai.
Ndërkaq, këtë ditë ai e lidhi edhe me policin e vrarë, Enver Zymberi gjatë një aksioni në veri të vendit në vitin 2011.
Sipas Sveçlës, “suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të Enver Zymberit i cili po që se nuk do të vritej në përpjekjet
për shtrirje të sovranitetit e integritetit territorial, do të festonte ditëlindjen e tij”.
“Profesionalizmi i gjithë zyrtarëve policor sot, është urimi më i mirë që do të mund ta merrte ai. Gëzuar ditëlindjen Enver Zymberi, nga të gjithë kolegët e tu që me përkushtim të madh ja dolën sot dhe nga qytetarët që po i jetojnë ditët e triumfit të shtetit tonë”, shkroi tutje ai.

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani