Telenews

Ministri Sveçla udhëton në Bruksel, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar për vizitë në Bruksel, ku ka takuar përfaqësues të ndryshëm nga DG HOME dhe DG NEAR në kuadër të Komisionit Evropian.
Sveçla ka bërë të ditur se me këta përfaqësues ka biseduar për arritjet konkrete të MPB-së në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit, njofton Klankosova.tv.
Mes, tjerash Sveçla gjatë takimit ka bërë të ditur nevojën urgjente që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet liberalizimi i vizave dhe Kosova të trajtohet e barabartë me vendet tjera të rajonit.
“Në kuadër të vizitës sime në Bruksel pata nderin të takohem me përfaqësues të ndryshëm nga DG HOME dhe DG NEAR në kuadër të Komisionit Evropian. Gjatë këtyre takimeve biseduam për arritjet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit dhe nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë. Me këtë rast ritheksova nevojën urgjente që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet liberalizimi i vizave dhe Kosova të trajtohet e barabartë me vendet tjera të rajonit”, ka thënë Sveçla.
Ai thotë se Luchner nga DG HOME ka rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe KE mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Johannes Luchner nga DG HOME, rikonfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe KE mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjithashtu diskutuam dhe për projekte konkrete për mbështetje të MPB-së, Policisë së Kosovës në luftimin e krimit ndërkufitar”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla në Facebook.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj