Telenews

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ministria në detyrë e Infrastrukturës ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rrugën Mitrovicë–Bajgorë, me fokus në përmirësimin e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.

Sipas ministrisë, aktualisht po bëhet zëvendësimi i gabioneve të dëmtuara, ndërsa në disa pjesë të këtij segmenti do të vendosen edhe mbrojtëse të reja anësore.

Këto ndërhyrje, sipas njoftimit, po realizohen me qëllim të rritjes së sigurisë në qarkullim dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur gjithashtu se është duke u hartuar projekti për rehabilitimin e pjesës së mbetur të rrugës Mitrovicë–Bajgorë, i cili do të përfshijë edhe rivitalizimin e urave përgjatë këtij segmenti.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi