Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të hapë sot fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe përfaqësues të tjerë.
Qëllimi kryesor i Ditës së BE-së Kundër Trafikimit është të rrisë ndërgjegjësimin për trafikimin e qenieve njerëzore dhe të rrisë shkëmbimin e informacionit, njohurive dhe praktikave më të mira ndërmjet aktorëve të ndryshëm që punojnë në këtë fushë.
Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi”.
Rreth 27 milionë gra, burra dhe fëmijë trafikohen në vit.