Telenews

Ministrja e Shëndetësisë pasnesër vjen në Kosovë, lidhur me këtë projekt për infermierët kosovarë

Ministrja gjermane e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Ursula Nonnemacher do ta vizitojë Kosovën për të mësuar rreth rekrutimit të stafit të ri infermieror nga jashtë, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Një zëdhënës i ministrisë tha të hënën se ajo do të fluturojë të mërkurën për në Kosovë dhe më pas do të marrë informacion për projektin e modelit “National Matching Brandenburg”.

Projekti, i cili filloi në vitin 2016, synon vendosjen e refugjatëve dhe emigrantëve me profesione shëndetësore si specialistë në spitale dhe ambiente të kujdesit shëndetësor.

Fokusi është në “rekrutimin aktiv të të rinjve nga Kosova, të cilëve duhet t’u jepet perspektiva e karrierës dhe e jetës në Brandenburg përmes trajnimit si specialistë të infermierisë”, tha ministria vitin e kaluar.

Projekti financohet nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë me rreth 230,000 euro në vit.

Të ngajshme

11 emërtime shqiptare hiqen nga rrugët e Tetovës, Qamili: Vendim kryekëput politik

Rrezarta Ramaj

ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi

Rrezarta Ramaj

“Çdo ditë përballemi me humbjen e Gjyljetës”, vëllai i saj kërkon burgim të përjetshëm për Edmond Lajqin

Rrezarta Ramaj