Telenews

ZKA zbulon shkelje në Mitrovicën e Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të humbura dhe gabime në leje ndërtimi

Auditimi i ZKA-së zbulon parregullsi në Komunën e Mitrovicës së Veriut: Mbi 25 mijë euro të hyra të painkasuara

Raporti i Auditorit për vitin 2025 i publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar një sërë mangësish në menaxhimin financiar të Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Sipas auditorit, gjetjet kryesore lidhen me moszbatimin e tarifave për leje ndërtimi, mungesën e lejeve mjedisore në raste të caktuara, mosplanifikimin e të hyrave nga tatimi në pronë, mangësi në inventarizimin e pasurive dhe mosfunksionalizimin e auditimit të brendshëm.

Humbje prej 17,738 eurosh nga llogaritja e gabuar e tarifës së lejes ndërtimore.

ZKA ka konstatuar se për një objekt banimi kolektiv me sipërfaqe 12,580 metra katrorë, komuna ka inkasuar 20,883 euro për leje ndërtimi, ndërsa sipas tarifave të përcaktuara me rregullore duhej të inkasoheshin 38,621 euro. Si rezultat, është krijuar një dallim prej 17,738 eurosh në dëm të të hyrave komunale.

Sipas raportit, kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së zyrtarëve përgjegjës dhe mungesës së mekanizmave adekuatë të kontrollit të brendshëm.

Nuk u kërkua leje mjedisore, mbetën pa u inkasuar edhe 7,548 euro

Një tjetër gjetje lidhet me moskërkimin e lejes mjedisore për të njëjtin projekt ndërtimor me vlerë investimi prej 3.77 milionë eurosh.

ZKA ka gjetur se komuna nuk ka faturuar dhe inkasuar taksën për leje mjedisore komunale, e cila sipas përllogaritjeve do të duhej të arrinte në 7,548 euro.

Sipas raportit, moszbatimi i procedurave ligjore ka ndikuar jo vetëm në mosinkasimin e të hyrave, por edhe në mosplotësimin e kushteve që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve të ndërtimit.

Komuna nuk kishte planifikuar të hyra nga tatimi në pronë:

ZKA ka konstatuar se në buxhetin e vitit 2025 komuna nuk kishte planifikuar fare të hyra nga tatimi në pronë. Megjithatë, gjatë vitit janë inkasuar 8,337 euro nga 627 objekte të regjistruara, ndërsa janë identifikuar dhe regjistruar edhe 4,217 parcela të tjera.

Auditori vlerëson se mungesa e një databaze të plotë të pronave dhe e stafit të mjaftueshëm ka ndikuar në planifikimin jo të saktë të të hyrave komunale.

Të ngajshme

11 emërtime shqiptare hiqen nga rrugët e Tetovës, Qamili: Vendim kryekëput politik

Rrezarta Ramaj

“Çdo ditë përballemi me humbjen e Gjyljetës”, vëllai i saj kërkon burgim të përjetshëm për Edmond Lajqin

Rrezarta Ramaj

Refuzohet ankesa e Ilir Metës, mbetet në burg

Rrezarta Ramaj