Telenews

MINTI cakton çmimet e derivateve, Ymeri: Mund të rriten në sekondë – shkak mungesa e rezervave

MINTI ka vendosur çmimet maksimale ditore për derivate në Kosovë, duke përcaktuar për sot dizelin 1.86 euro/litër dhe benzinën 1.49 euro/litër.

Megjithatë, deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar duke paralajmëruar se çmimet mund të rriten shumë shpejt për shkak të mungesës së rezervave strategjike dhe kontrollit të dobët të tregut.

Sipas saj, Kosova nuk ka ligj për rezerva të naftës dhe as stok të deklaruar ndërkombëtarisht, ndërsa problemet përfshijnë edhe mungesën e mbikëqyrjes efektive dhe funksionimin e dobët të mekanizmave të konkurrencës.

Të ngajshme

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë

Valjeta Turkaj

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë, shoferi i mitur

Valjeta Turkaj