Telenews

Miratohet Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale, Haxhiu thotë se do të ketë lehtësira për qytetarët

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për sistemin qendror të evidencës penale.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët qeveritarë të votojnë për këtë projektligj që sipas saj është shumë i rëndësishëm, për qytetarët e Kosovës.

“Ky ligj është në përputhje me programin e Qeverisë dhe është rezultat i një analize të gjerë. Duhet të theksohet se për herë të parë çështja e evidencës penale do të rregullohet me ligj të veçantë. Ky projketligj ka për qëllim të rregullojë mirëmbajtjen dhe lëshimin e të dhënave. Projektligji do të sjell një varg lehtësirash për qytetarët, të cilët përveç që mund të pajisen me çertifikata online, edhe mu të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për shlyerjen nga evidencat penale”, tha Haxhiu.

Të ngajshme

Nën kërcënimin e thikës, një burri në Gjakovë i grabiten 50 euro

Yllka Gashi

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Yllka Gashi

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Yllka Gashi