Telenews

Miratohet propozim-vendimi: Banesa e konfiskuar i jepet për strehim 11 vjeçares që ishte viktimë e trafikimit dhe familjes së saj

 

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar me qëllim të strehimit të viktimës së trafikimit, e njohur edhe si rasti i 11 vjeçares.

Banesa prej 100 metra katrorë do të jepet në shfrytëzim për të dhe familjen e saj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryeministri Kurti tha se kjo dëshmon përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e viktimave, sidomos të atyre që janë viktima të dhunës.

“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar me sipërfaqe prej 100 metra katrorë për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe familjen e saj e njohur edhe si rasti i 11 vjeçares. Përmes veprime të këtilla, ne edhe një herë dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave, veçanërisht për viktimat e dhunë

Ndërkaq, Ministrja Haxhiu tha se banesa e konfiskuar do të jepet për shfrytëzim për një periudhë 5 vjeçare, duke mos specifikuar lokacionin dhe detajet e tjera, siç tha ajo për arsye sigurie.

Të ngajshme

Franca lëshon targat rozë për automjetet, çfarë tregojnë ato?

Erzana Fazliu

ShBA paralajmëron Iranin se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në takimin e OKB-së

Valjeta Turkaj

Mbi 350 automjete të paregjistruara: Policia rrit kontrollin e trafikut në Prishtinë

Valjeta Turkaj