Gazetari dhe analisti, Ilir Mirena, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth problemit të mungesës së materialeve prodhuese të pasaportave, me të cilën shteti i Kosovës po përballet tash e një kohë të gjatë.
Mirena mendon se këtu nuk është problemi i mungesës së materialeve, mirëpo sipas tij problemi qëndron tek tenderi. Sipas tij, partia në pushtet po e krijon një strukturë të re të bizneseve.
Partia ne pushtet, VV’ja, qysh eshte duke i kap institucionet me militante e familjare te vet, po ashtu eshte edhe ne perpjekje me kriju strukturen e re te bizneseve te veta ose te afert me regjimin e ri. Keto biznese te pas 14 shkurtit 2021 do t‘i shperbleje me tendere publike, e keto pastaj pritet t’ja kthejne te mirat nenes parti…”, ka shkruar Mirena.
Sipas tij, nuk është problem mungesa e letrës por e kompanisë, që sipas Mirenës duhet “t’i plotësoj kriteret ideologjike të Qeverisë Kurti”.
“Ama, me dhjetera mijera aplikacione te kosovareve neper ambasada ne pritje per me e leshu Kosoven, s’kane me ju vyjt as bizneset qe po i krijoni. S’do te keni per kend me prodhu pasaporta te reja. Krejt dhe drejt, deri t’plandoset pakthyeshem ky vend…”,ka shkruar Mirena.

