Telenews

Miss Ukraina me deklaratë të fortë: U linda dhe do vdes në Ukrainë

Edhe në ditët e para të muajit mars, ukrainasit po përballen me ditën e gjashtë të një agresioni rus.
Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, humbje të jetëve të njerëzve, e deri te dëmet e mëdha materiale.
Për situatën atje ka folur së fundmi edhe Miss Ukraina, Iryna Voloshyna në një prononcim për “Shqipëria Live”.
Ajo u shpreh se u largua për në pjesën perëndimore ku është më qetësi ndërsa nëna e saj ndodhet në kryeqytetin ukrainas sepse është mjeke.
“Jo nuk mund të largohemi, thjesht kemi disa bunkerë poshtë shtëpisë. U largova nga Kyiv por kam shumë miq në Chernihiv. Jam në pjesën perëndimore të Ukrainës. Nuk jam me familjen time tani sepse nëna ime është mjeke dhe duhet të qëndronte në qytet. Njerëzit në pjesën lindore nuk mund të dalin nga shtëpia sepse ka ushtarë rus, kështu që duhet të qëndrojnë brenda pa ushqime dhe as vullnetarët nuk mund t’i japin ushqim atyre”, tha ajo.
Tutje, Voloshyna u shpreh se ndonëse situate është e vështirë, ka shumë vullnetarë që po u dalin në ndihmë.
“Ne kemi disa vullnetarë që i ndihmojnë njerëzit, kemi plot ndihmë humanitare, kushdo që ka nevojë për ndihmë, e merr por nuk është e lehtë as për tu larguar. Është e vështirë për tu larguar sepse rrugët janë të mbushura”, tha Missi.
“Situata është e rrezikshme, është një luftë e vërtetë, ata kanë vrarë civil, kanë sulmuar shkolla, shtëpi, territori është i mbushur me ushtarë rus, shumë njerëz nuk kanë ushqim, fle me të njëjta rroba sepse nuk e di se çfarë na pret në mëngjese, nuk mund të largohemi, vetëm kemi disa bunker jashtë shtëpisë ku mund të futemi”, ka thënë tutje ajo.
“Miqtë e mi që u larguan nga Ukraina qëndruan 30-50 orë në kufi. Unë vendosa të qëndroj këtu se kam lindur këtu dhe kam për të vdekur këtu. Jam krenare që jam ukrainase”, u shpreh Voloshyna.

Të ngajshme

Pacolli publikon foto nga koha e studimeve në Prishtinë: Merrja bukë nga Mareci, atë ushqim e kisha për një jave

Donat Hashani

SHBA konfiskon aeroplanin e presidentit venezuelian, Maduro

Donat Hashani

Rizvanolli: Kënaqësi të jem konsumatorja e parë, tregon se çka dërgoi dhe tek kush

Donat Hashani