Telenews

Mitrovicë: Dy fëmijë gjejnë dy mjete të pashpërthyera dhe njoftojnë policinë

Dy fëmijë të moshave 13 dhe 9-vjeç kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme, pasi kanë hasur në dy mjete të dyshimta, e për të cilat kishin frikë se mund të jenë të rrezikshme, raporton Telenews.al

Fëmijët janë paraqitur në stacion policor, ku kanë deklaruar se teksa kanë qenë duke mbledhur mbeturina, në një qese plastike kanë gjetur dy mjetet në fjalë.

Fillimisht ata kishin dashur t’i marrin mjetet dhe t’i shisnin për hekur, por pasi e kanë parë se janë të dyshimta, kanë njoftuar Policinë.

Njësitë policore bashkë me njësinë e deminimit të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë tërheqjen dhe deminimin e mjeteve në mënyrë të sigurt. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes

Rrezarta Ramaj

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Rrezarta Ramaj

Shiten gati gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Rrezarta Ramaj