Telenews

Mitrovicë: Grabitje e armatosur në një market, i dyshuari arratiset

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Cak i hajnave shpesh herë janë marketet, pompat e derivateve e biznese të ndryshe, raporton Telenews.al.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur edhe sonte rreth orës 21:00 në një market në rrugën ‘Ferat Draga’ në Mitrovicë, ku një person ka grabitur një shumë të parave të gatshme.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 21:00, policia  ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Ferat Draga” në Mitrovicë, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës  ka grabitur një shumë të parave nga marketi. Njësitet përkatëse policore janë duke  ndërmarrë veprime hetimore  në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zahiti.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj