Telenews

Mjalta i qetëson edhe ulçerat në gojë

ja-cfare-ndodh-me-trupin-tuaj-nese-hani-dy-luge-mjalte-cdo-dite

Ulçerat (aftet) në gojë mund të shkaktojnë dhimbje të padurueshme dhe mund ta vështirësojnë të folurit dhe ngrënien.

Studimi i ri, i publikuar në “Quintessence International” zbulon se ekziston një mënyrë krejtësisht e thjeshtë dhe efektive për t’i shëruar aftet, dhe madje pa përdorimin e kremit kortikosteroid.

Në studim ishin përfshirë 94 persona që vuanin nga aftet. Shkencëtarët i kanë ndarë ata në dy grupe. Njëri grup i kishte trajtuar aftet me mjaltë ndërsa grupi tjetër me krem kortikosteroid.

Të gjithë pjesëmarrësit duhej t’i lyenin aftet pas çdo vakti për një periudhë prej 8 ditësh ose në ndërkohë të ndalonin me lyerjen në qoftë se aftet ishin shëruar plotësisht.

Ata gjithashtu e plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me nivelin e dhimbjes dhe simptomat në përgjithësi.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit të cilët përdoren mjaltin kishin ndier simptoma të reduktuara madje vetëm pas 3 deri në 5 ditë.

Ata gjithashtu konstatuan se inflamacioni është zvogëluar shumë më shpejt dhe se shumica e afteve filluan të zvogëlohen më herët se tek pjesëmarrësit të cilët kishin përdorur kremra kortikosteroide.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mjalti ka aktivitet antiinflamator dhe analgjetik, që është arsyeja se pse është efektiv në trajtimin e afteve, por edhe në problemet e të tjera të lëkurës si aknet, puçrrat, gërvishtjet, prerjet dhe kallot.

Të ngajshme

Raporti: Evropianët presin deri në tri vite për barna të reja, dallime të mëdha mes shteteve

Valjeta Turkaj

Kruajtje, ënjtje dhe dhimbje barku pas mishit të kuq? Shkak mund të jetë pickimi i rriqrës

Valjeta Turkaj

Këto dy fruta janë të domosdoshme para vaksinimit kundër Coronavirusit?

Rrezarta Ramaj