Telenews

Mkhitaryan dhe Onana te Interi, zyrtarizimi çështje ditësh

Henrikh Mkhitaryan dhe Andre Onana do t’i bashkohen Interit. Zyrtarizimi i këtyre lëvizjeve është vetëm çështje ditësh.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar këtë të hënë se Interi ka planifikuar që futbollisti nga Armenia t’i kryej testet mjekësore në ditët në vijim.
Mkhitaryan pastaj do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me “Nerazzurrët”.
Portieri Onana gjithashtu ka nënshkruar ditë më parë me Interin.
Të dy futbollistët në “Guisseppe Meazza” do të kalojnë si lojtarë të lirë.
Mkhitaryan së fundi ishte pjesë e Romës, kurse Onana e Ajaxit.

 

Të ngajshme

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Karateistja Qëndresa Ibrahimi lufton për të bronztën

Yllka Gashi

Zhegrova refuzon ofertën 10-milionëshe të Arabisë Saudite, mbetet i fokusuar te Juventusi –

KushtrimGuraj