Telenews

Molliqaj: Do të marrë pjesë në protestën e veteranëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën e nesërme të paralajmëruar nga OVL e UÇK-së lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale në Kosovë. Vendimi do t’i lë veteranët me të ardhura mujore nën rrogën minimale, çka ka shkaktuar pakënaqësi.
Molliqaj thotë se qeveria dhuroi miliona për biznese të mëdha, ndërsa harroi tërësisht veteranët duke i lënë nën pagën minimale.
Nesër do të protestoj! Nesër do të protestoj. Bashkë me veteranët e UÇK-së që shteti i braktisi. Bashkë me ata që na e sollën lirinë e përpjekjen e të cilëve qeveria po e dënon. Bashkë me ata, të vetmit që shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave t’kësaj kohe.”, shkruan Molliqaj.
Tutje Molliqaj e quan Kurtin “veteran të rrejshëm” dhe shton se kryeministri i ka sulmuar vazhdimisht ata..

“Dha para me miliona për biznese të mëdha, kurse veteranët don t’i lë edhe nën pagën minimale. Sepse nuk i do. Sepse kurrë s’e deshti luftën e tyre.  Prandaj i sulmoi vazhdimisht. Ani pse vetë është veteran i rrejshëm. Nesër do të jemi në shesh, bashkë me ata që jetën e tyre e lanë peng për lirinë tonë. Dhe do të jemi bashkë me ta, përherë. Sepse lufta e tyre është projekti i lirisë, i barazisë e i progresit”, përfundoi Molliqaj

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj