Telenews

Molliqaj: Është tradhti kombëtare ta shkëmbesh anëtarësimin në KiE me autonomi në veri

Nga “Marrëveshja e Brukselit” dhe ajo e Ohrit, Kosova e fiton vetëm liberalizimin e vizave dhe pastaj anëtarësimin në Këshillin e Evropës (KiE).

Kështu është shprehur në “Debat Plus”, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ndër të tjera tha se anëtarësimi në KiE duhet të vlerësohet, por që do të ishte tradhti kombëtare nëse në shëkmbim jepet autonomi për komunat serbe në veri.

Sipas tij, me marrëveshjet e arritura nën qeverisjen e Kurtit legalizohen instrumentet politike të Serbisë në Kosovë.

“Këshilli i Evropës është i rëndësishëm, dy gjëra i përfiton Kosova liberalizimin e vizave dhe KiE, asgjë tjetër nuk marrim me vete. KiE është organ që duhet me vlerësu, me shkëmby me autonomi është e papranueshme dhe është tradhti kombëtare. Themelimi i Asociacionit me draftin e BE-së, me debat mes palëve, dëgjohen palët dhe mbërrijnë në përfundim. Është tradhti në dy rrafshe, është qartazi interes i Serbisë që çështja e statusit të Kosovës të mos përfundojë dhe të mbesë e hapur, e kthen Serbinë në Kosovë, jo vetëm në kuptimin e autonomisë që serbët e marrin karshi institucioneve të Kosovës që për mua mund të ketë kuptim, por ia legalizon instrumentet politike të Serbisë në Kosovë”, tha Molliqaj.

Tutje, Molliqaj i përmendi instrumentet politike të Serbisë, të cilat do të legalizohen nëse zbatohet “Marrëveshja e Ohrit”.

“Elektroserveri është Serbi në Kosovë… është kompani shtetërore në Serbi. Arsimin e kemi bë në të njëjtën logjikë, edhe financimin edhe lëshojmë certifikatë. Kur thua lëshon certifikatë edhe Kosova dhe Serbia, ne e dimë kë e përdor. E treta shëndetësia, e katërta që nuk jam i sigurt, shtylla e katërt janë financat. Do të legalizohet banka, “Post-Banka” që është banka shtetërore e Serbisë… që i bjen që e ki Serbinë drejtpërdrejt. Ideja ka qenë që ti ia jep autonominë serbëve, e legalizon një pushtet për ta, por e shkëput nga Serbia. Ky i ka shtu katër elemente që s’kanë qenë, prandaj është antikombëtare”, tha ai.

Sipas Molliqajt, Kosova ka hequr dorë nga kërkesa për njohje nga Serbia derisa theksoi se “me këtë nuk ka shanse me të njoftë pesë vendet mosnjohëse të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO”.

source

Të ngajshme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u gjenden substanca narkotike

Hoxhaj për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja: Nuk i sjell nder të jetë në një barkë me Rusinë

Parashikimi i Haradinajt për zgjedhjet, prognozë interesante e tij për opozitën

Donat Hashani