Telenews

Molliqaj kërkon bashkim të gjithë opozitës, thotë se është domosdoshmëri kundër Qeverisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se sot në emër të subjektit politik që ai drejton, u ka dërguar ftesë për bashkëpunim disa prej liderëve të partive politike opozitare.

Në ftesë figurojnë kryetarët e PDK-së, Memli Krasniqi, LDK-së, Lumir Abdixhiku, Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Këta politikanë sipas Molliqajt, “kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”.

“Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdosshmëri”, shkroi ish-deputeti Molliqaj në Facebook.

PSD-ja po ashtu ka njoftuar se të shtunën duke filluar prej orës 14:00 do të mbahet një protestë në Prishtinë kundër Marrëveshjes së Ohrit të arritur të shtunën mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani