Telenews

Molliqaj kritikon Qeverinë: Kosova në mes të krizës energjetike, eksporton 10 milion euro rrymë

Lideri i Partisë opozitare Socialdemokarate, Dardan Molliqaj ka dhënë së fundmi kritikë të ashpër ndaj Qeverisë Kurti në lidhje me energjinë elektrike që prodhon vendi ynë.
Molliqaj ka theksuar se shteti i Kosovës në mes të krizës energjetike ka eksportuar 10 milion euro rrymë.
”Si ka mundësi që gjatë muajit janar, kur Kosova ka shpenzuar në peak-un e saj 1300MWh, ndërsa ka prodhur rreth 650MWh në mungesë të Bllokut B2, kemi eksportim në vlerë prej 10 milionë eurosh të energjisë elektrike?”, shkruan Molliqaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/503501314558043
 

Të ngajshme

Kolona në dy pika kufitare, këto janë pritjet

Rrezarta Ramaj

Franca e lidh rritjen e rasteve të mbytjeve me valët e të nxehtit

Rrezarta Ramaj

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima

Rrezarta Ramaj