Telenews

Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar

Një rast i përdorimit të ambienteve me qira për të fshehur dhe shitur lëndën narkotike është zbuluar në Shkodër.

Gjatë operacionit “Target Group” u arrestuan në flagrancë N. F. (18 vjeç) dhe K. Z. (20 vjeç), të dy banues në Shkodër, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, L. A. (23 vjeç), i cili kishte marrë me qira ambientin ku fshihej droga, shkruan rtsh.al.

Ata u arrestuan në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja.

Edhe ambienti i marrë me qira ishte marrë po në lagjen “Manush Alimani”, nga bashkëpunëtori i tyre L. A., 23 vjeç, ku bashkë me dy të arrestuarit, fshihnin lëndën narkotike dhe e përgatitnin në doza për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e madhe dozash të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qindra qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të ngajshme

MINTI vendos çmimet tavan për derivate në Kosovë

Valjeta Turkaj

Plagosje në pazarin e vjetër në Korçë, tre persona bëhen për spital

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së arrin në kuvend me portretin e kongresistit Eliot Engel

Valjeta Turkaj