Telenews

“Mos ma përmend takimin e liderëve”, “Po folim për seancën”, përplasen Gruda i PDK-së me Krakin e VV-së

“mos-ma-permend-takimin-e-lidereve”,-“po-folim-per-seancen”,-perplasen-gruda-i-pdk-se-me-krakin-e-vv-se

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda dhe Nezir Kraki i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, janë përplasur për bllokadën e sërishme në konstituimin e Kuvendit dhe për takimin e sotëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.

Teksa po diskutohej për propozimin e kryesuesit që të shkohet me votim të fshehtë, Gruda ka thënë se kjo është një shkelje e rregullores, teksa Kraki ka thënë se Gjykata Kushtetuese e lejon votimin e fshehtë.

“Mos ma përmend takimin e liderëve si shkelje e rregullores apo jo, sepse ajo ka ndodhur jashtë seancës. Kryesuesi i seancës e ka një detyrim, me implementu skenarin që ia përgatit sekretaria dhe rendin e ditës. Ai nuk e ka në rend dite me e hedh në votim një çështje”, ka thënë Gruda, Kanal10.

“Ai e ka në rend të ditës me u arrit votimi për kryetar”, ka thënë Kraki.

“Por, jo me e ndërru mënyrën e votimit”, tha Gruda.

Ndryshe, deputetët dështuan sot për të nëntën herë radhazi në përpjekjen e tyre për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Më 1 maj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, gjë që u refuzua nga partitë e tjera.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.

The post “Mos ma përmend takimin e liderëve”, “Po folim për seancën”, përplasen Gruda i PDK-së me Krakin e VV-së first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Abazi: Fatmirësi që Limaj u largua nga AAK

KushtrimGuraj

Witkoff favorit, përmendet edhe Grenell si kandidat për këshilltar të Trumpit për Siguri Kombëtare

KushtrimGuraj

Gruda ia bën më dije Krakit: PDK nuk voton në diktat, Haxhiu ka dështuar, e ka sulmu Kuvendin me gaz lotsjellës

KushtrimGuraj