Telenews

Moti me riga shiu dhe diell në pesë ditët e javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur java e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se parashikohen vranësira të shpeshta të shoqëruara me riga të herëpashershme të shiut, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell.Temperaturat do të kenë tendencë rritje në dy vlerat ekstremale. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me intensitet mesatar dhe herë pas here e fortë në disa zona.

Moti i plotë për pesë ditët veç e veç:E hënë– Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s

E martë– Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.E mërkurë- Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell, Vranësirat vende -vende mundë te sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius..

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

E enjte– Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erëkryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte– Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.

Të ngajshme

Haradinaj: Kërkesë Vetëvendosjes të shkojë në opozitë- Për opozitën s’kam asnjë kusht

Erzana Fazliu

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, dyshohet se gruaja ra nga kati i shtatë

Valjeta Turkaj

WhatsApp ruan privatësinë e përdoruesve me veçoritë e reja

Valjeta Turkaj