Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë na pret një ditë pothuajse verore. Pas një mëngjesi mjaft të freskët gjatë ditës priten rritje të ndjeshme të temperaturave. Priten rreze të shumta diellore dhe temperatura nga 5 ajo minimale deri në 27 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri edhe më nxehtë dhe po ashtu me diell. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 31 gradë Celsius në nivel vendi. Mjaft ngrohtë sot edhe në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore me temperatura të cilat mund ti afrohen shifres 30 në zonat më të nxehta.

Edhe të martën na pret mot mjaft i ngrohtë dhe me temperatura pothuajse të ngajshme sikur ditën e hënë. Mund të ketë ulje të lehta për ndonjë gradë. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Nga e mërkura ulje kryesisht të lehta të temperaturave, ngase erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu e verilindja, por reshje atmosferike nuk pritet të ketë. Ulja e temperaturave do të ndjehet më shumë në zonat kontinentale e më pak në zonat mesdhetare.

Të ngajshme

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Valjeta Turkaj