Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe me riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje paksa më intensive, ndërsa reshje krejtësisht të pakta priten në veri të vendit. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset bregdetare, në jug dhe perëdnim kryesisht pa reshje, ndërsa lokalisht në pjesën qendrore të Shqipërisë priten rrebeshe me bubullima. Në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut priten reshje të shpeshta shiu.

Reshje të pakta lokale sot priten në Mal të Zi dhe Luginë, ndërsa në mbrëmje do të ketë intensifim të reshjeve të shiut në Luginën e Preshevës.

Të mërkurën kryesisht vranësir, por mund të ketë intervale kohore me diell. Priten të pakta lokale shiu, më intensive në disa vise të Shqipërisë, Dukagjin dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Të enjtën vranët dhe me reshje shiu në tërë rajonin.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj