Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim, për Kosovë e rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mjegull dhe vranësira të ulëta, të cilat mund të qëndrojnë edhe gjatë ditës në disa lugina dhe ulëtsira. Temperaturat minimale rreth -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale rreth 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Vende-vende pritet të ketë mjegull në mëngjes.

Nga e premta përsri rritje të lehta të temperaturave, por mëngjeset do të jenë të ftohta dhe vende-vende me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë dites priten intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare të herëpashershme.

Sipas e ecurive aktuale sinoptike nga e hëna do të kemi ardhjen e vranësirave të shiut dhe priten reshje lokale shiu pas një kohe të gjatë pa reshje atmosferike.

Të ngajshme

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 14 shtator

Rrezarta Ramaj