Telenews

Moti sot dhe ditëve në vijim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe me reshje e rrebeshe lokale shiu. Parashihen intervale të shkrurtra kohore me diell, ndërsa pasdite priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa rajone parashihen intervale kohore me diell. Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe të entjën parashihen vranësira, intervale kohore me diell, ndërsa pasdite zhvillime të vranësirave të shiut që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, vende-vende me ndonjë bubullimë. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe verilindja.

Të premtën moti do të ketë tendenca përmirësimi, megjithatë në Kosovë priten vranësira dhe gjasa për riga lokale shiu kryesisht të dobëta. Në viset tjera më ngrohtë dhe me intervale të gjata kohore me diell.

Për fundjavë mot më i ngrohtë dhe me më shumë diell. Temperaturat shënojnë rritje, ndërsa të dielën pasdite vonë mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me bubullimë.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj