Telenews

Mozzik dhe Getinjo publikojnë “P9 & ICE” – dy këngë në një klip

Mozzik dhe Getinjo rikthehen fuqishëm me “P9 & ICE”, një projekt i dyfishtë që përmbledh energjinë, stilin dhe identitetin e tyre si dy nga emrat më të spikatur të hip-hop-it shqiptar.

Kënga është ndarë në dy pjesë, por të bashkuara në një video të vetme që zgjat mbi pesë minuta, duke krijuar një rrëfim audio-vizual me ndikim të fortë.

“P9” vjen si pjesa e parë, një këngë me energji të lartë, ritme të fuqishme dhe tekst të drejtpërdrejtë, ku Getinjo dominon me floë-in e tij tipik rrugësh, ndërsa “ICE” sjell atmosferë më të ftohtë, më elegante, ku Mozzik e çon narrativën drejt një bote më të rafinuar por po aq të rrezikshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe melodia janë krijuar nga vetë Mozzik dhe Getinjo, duke ruajtur vulën e tyre autentike dhe mesazhin e sinqertë që i ka karakterizuar gjithmonë.

Producimi muzikor është realizuar nga Fisnik Beatz, i cili ka sjellë një instrumental të freskët, me elemente të theksuara dhe detaje moderne që i japin këngës ritëm dhe karakter të veçantë.
Për videoklipin është kujdesur Frostbite Films, një produksion që njihet për realizimet vizuale të nivelit të lartë.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja përçon atmosferën e rrugës me pamje të errëta, skena urbane dhe detaje stilistike që pasqyrojnë jetën e një ‘gangsta’ modern.

“P9 & ICE” është më shumë se një këngë, një kombinim i dy energjive të ndryshme që bashkë ekzistojnë në një realitet të përbashkët: rruga, forca, stili dhe identiteti shqiptar në hip-hop.

 

 

Të ngajshme

Ledri Vula feston 39-vjetorin me një surprizë të papritur, merr dhuratë një Ferrari nga një person anonim

KushtrimGuraj

Ky reagim i Selvijes na la të kuptojmë se gjërat s’janë aq në rregull sa tha Shpati

KushtrimGuraj

Lirohet nga policia zvicerane Noizy, reagon për herë të parë në rrjete sociale

Donat Hashani