Telenews

MPB u bën thirrje qytetarëve serb që të zëvendësojnë targat në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve serb që të zëvendësojnë targat në RKS (Republika e Kosovës).

“Nga data 1 gusht 2022 deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve”, thuhet në njoftimin e 23 korrikut të kësaj ministrie.

Sipas MPB-së, brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa RKS.

Bëhet fjalë për vetura me targa KM (Mitrovicë e Kosovës), PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), raporton Radio Evropa e Lirë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e kishte quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet personale të Serbisë.

Skandaloz e kishte quajtur edhe reagimin e Bashkimit Evropian për këtë çështje dhe theksoi se thelbi i gjithë historisë nuk janë targat, por “vazhdimi i presionit, terrorit dhe ngacmimeve të vazhdueshme”.

Rreth dy javë më parë, Kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të cilët nuk i kanë të regjistruara veturat e tyre me targat RKS, që ta bëjnë atë sa më shpejt.

“Thirrje qytetarëve të Republikës që targat ilegale t’i shndërrojnë në ato RKS me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë.”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos.

I pari i Qeverisë, përmes një video-adresimi në “Facebook”, ka thënë se veturat që do të regjistrohen, nuk do të kenë nevojë të hyjnë nëpër procedura të doganës dhe nuk do të kërkohet kontrollimi teknik gjatë regjistrimit të parë.

Në një nga mbledhjet e saja, Qeveria e Republikës së Kosovës kishte miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Të ngajshme

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Blearta

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta