Telenews

MPJD THOTË SE ËSHTË NË KOMUNIKIM ME AUTORITETET SERBE PAS ARRESTIMIT TË SHTETASIT KOSOVAR

Përmes njoftimit, MPJD ka njoftuar se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe për sqarimin e rrethanave.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të dielën një person i cili po kthehej nga Gjermania, është arrestuar në kufi me Hungarinë dhe Serbinë dhe se ende nuk dihet arsyeja e këtij arrestimi.

Të ngajshme

Don Xhoni thyen rekordin e radhës – albumi i ri i tij arrin 100 milionë dëgjime

Yllka Gashi

Ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës dhe pushimin e lehonisë

Yllka Gashi

Vdekja e Eqrem Kryeziut, shkrimtari Sabri Hamiti: Dhimbje e madhe për mikun e moçëm, është kalorës i pavarësisë së Kosovës

Yllka Gashi