Telenews

MSh e IKShPK të përgatitur për lijën e majmunëve, s’ka rrezik për ardhjen e bashkatdhetarëve

IKPSHK po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e lisë së majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, i cili pohoi se deri më tani, në Kosovë rrezikshmëria për këtë sëmundje, është e ulët.
”Duke pasë parasysh se kjo sëmundje e ka djepin në Afrikë, dalja e sëmundjes në kontinentet tjera, paraqet brengë dhe njëherit sfidë për përcjelljen e sëmundjes në vëndin tonë”.
”Departamenti i epidemiologjisë, po përcjell në çdo moment situatën e krijuar npër botë, dhe deri tani ka një rrezikshmëri tejet të ulët të sëmundjes. Ekipet e epidemiologëve janë në gatishmëri të plotë për përcjelljen e sëmundjes dhe shfaqjen eventuale të ndonjë rasti të sëmundjes”.
”IKPShK ka përpiluar tashmë dokumentin e parë me rekomandime dhe masa sa i përket lisë së majmunëve. IKShPK njofton se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë i lisë së majmunëve”.
Tutje ai foli edhe për rrezikshmërinë që i kanoset vendit me ardhjen e qytetarëve nga vendet e huaja, specifikisht mërgimtarët.
”Rreziku është i përgjithshëm. Nuk ka ndonjë rrezik të posaçëm për ardhjen e bashkatdhetarëve, dhe mund të vijnë në Kosovë”.
Për sëmundjen e lisë së majmunëve, u adresua për publikun edhe zëvdësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
Edhe ajo po ashtu rikonfirmoi se deri tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të dyshimtë të raportuar me linë e majmunëve.
Megjithatë ajo apeloi tek të gjithë për kujdes të shtuar, dhe kërkoi që të aplikojnë vaksinën Covid-19 të gjithë ata që ende nuk e kanë marrë dozën e tretë.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj