Telenews

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj pallme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), së bashku me inspektoratin përkatës të Ministrisë së Bujqësisë, ka konstatuar mospërputhje ndërmjet deklarimit dhe përbërjes së disa produkteve të kompanisë “Abrazen L.L.C. – Qumështorja Vita”.

Sipas të dhënave të prezantuara nga autoritetet, gjatë një inspektimi në ambientet e kompanisë janë evidentuar sasi të konsiderueshme të qumështit pluhur dhe vajit bimor me karakteristika të vajit të palmës.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, tha se analizat dhe kontrollet kanë evidentuar përmbajtje të yndyrës bimore në 26 produkte të prodhuara nga kjo kompani.

“Qumështi, djathi, maza dhe gjiza janë zëvendësuar me vaj palme dhe jo me qumësht lope”, deklaroi Muja, duke shtuar se përdorimi i këtyre përbërësve nuk ishte deklaruar në etiketat e produkteve për konsumatorët.

 

Të ngajshme

Mërgimtarët në Kuvend: Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa

Yllka Gashi

Komuna e Skenderajt vazhdon heqjen e shpenzimeve të varrimit për familjet

Yllka Gashi

“Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro

Yllka Gashi