Telenews

Mungesa e ngrohjes, shkolla “Ismail Qemaili” mbajnë mësim me orar të shkurtuar

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë ka zhvilluar sot mësim me orar të shkurtuar, për shkak të mungesës së ngrohjes në objektin shkollor pas dy ditëve të vikendit.

Drejtoresha e shkollës Mimoza Krasniqi  ka konfirmuar për Telenews.al se orët janë mbajtur sot me nga 30 minuta, por kjo situatë pritet të mos vazhdojë më tej.

“Vetëm sot jemi duke punuar me orë të shkurta, për shkak se gjatë dy ditëve të vikendit shkolla nuk ka pasur ngrohje. Sot kemi punuar me orar të shkurtuar, dhe prej nesër fillojmë me orar të rregullt,” u shpreh drejtoresha Mimoza Krasniqi.

Ajo shtoi se shkolla ka kontaktuar me ndërmarrjen “Termokos”, që menaxhon me rrjetin e ngrohjes në Prishtinë, dhe ka kërkuar reagim për situatën.

“Kemi biseduar me Termokos dhe e kemi ngritur si shqetësim. Besoj që ata do të na lajmërojnë,” tha ajo.

Ndërkohë, fillimi zyrtar i sezonit të ngrohjes nga Termokosi është i paraparë për më 15 tetor, por për shkak të temperaturave të ulëta, disa shkolla kanë kërkuar ndezje të hershme të sistemit të ngrohjes./Telenews.al/

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj