Telenews

Mungesa e takimit me Sekretarin amerikan në Mynih, a i shpërfilli Blinken presidenten Osmani dhe Kurtin?

Konferenca e Sigurisë në Mynih mund të përfundojë pa takimin më të rëndësishëm të krerëve të shtetit të Kosovës. Mungesa e takimit e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Siç duket konferenca e Mynihut ka përfunduar për Blinkenin, i cili sot nisi vizitën e tij zyrtare në Turqi. Por përveç tij, në Konferencën e Sigurisë mori pjesë edhe zëvendës-presidentja amerikane Kamala Harris.

Edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duket se nuk patën mundësi që të takohen me Sekretarin Blinken.

Megjithatë, në anë tjetër, Blinken më 17 shkurt, takoi presidentin e Serbisë. Ai këtë takim e quajti “konstruktiv” dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë ndaj Ukrainës.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj