Telenews

Murati-Abdixhikut: I keni bllokuar komunat, po e bllokoni financimin e familjeve me asistencë sociale

Ministri i Financave, ka pasur kritika të ashpra për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Murati ka thënë se për shkak të grevës në administrata, sipas tij në komunat ku qeverisë LDK, po u pamundësohet familjeve me asistencë sociale që të aplikojnë në mënyrë që të përfitojnë dyfishim të asistencës.

Murati bëri të ditur se janë rreth 1 mijë e 500 familje me asistencë sociale të cilëve sipas tij po u pamundësohet aplikimi për të qenë përfitues të dyfishimit të asistencës.

“Atëherë nuk po zgjedhin mjet e metodë, gjasshëm si nuk po zgjedhin mjet e metodë duke e bllokuar punën në komunat ku qeverisin, po i pamundësojnë  familjet me asistencë sociale që të përfitojnë këtë muaj nga dyfishimi i asistencës sociale”, ka thënë Murati.

“Janë 1 mijë e 500 familje me asistencë sociale të cilët duhet të riaplikojnë dhe ti plotësojnë dokumentet, të cilët nga këto administrata ku qeverisni ju po u mohohet. Familjet që e kanë të vetmin të financimit po ja mohoni, e në anën tjetër na tregoni si do duhej të ndihmoheshin qytetarët”, ka vijuar ai.

Murati replikoi edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, duke thënë se nuk është e zakonshme që në kohë inflacioni të jenë më të zëshëm shtresa e pasur dhe jo ajo e mesme dhe e varfër.

“Por nuk kemi dëgju asnjëherë që shtresa më e zëshme të jetë shtresa e pasur edhe atë kur janë politikanë ose deputetë. Për shtresën e mesme dhe të varfër, ne si qeveri kemi bërë më shumë se që ka bërë ndonjë qeveri paraprake, duke filluar nga pensionistët, kemi nda 100 euro në nëntor, kemi rritur pensionet bazike për 11% për tërë viti, kemi ndarë 100 euro në prill dhe do të ndajmë 100 euro shtesë në tetorin, muajin e ardhshëm. Secili pensionist kanë marrë 420 euro”, ka thënë Murati.

Murati e thumboi, Krasniqin, meqenëse ai kishte deklaruar se ka në pronë të tij kriptovaluta, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i financojë humbjet e kriptovalutave.

Kurse atij ju kundërpërgjigj, Memli Krasniqi, duke e pyetur se pse ai si ministër nuk po i deklaron kriptovalutat që i ka në pronësi.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 tetor

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj

Maarif sjell risi në arsimin kosovar, inteligjenca artificiale futet në kurrikulë

Rrezarta Ramaj