Telenews

Murati e mbështet Bislimin: Isha dëshmitar, Tahiri e kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka mbështetur deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se është kërcënuar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Murati, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e ka ftuar prokurorinë që të nis hetimet për Tahirin.

“Pak minuta më parë isha dëshmitar, mund ta konfirmojë atë që e tha zëvendëskryeministri pas mbylljes së mikrofonit deputeti Abelard Tahiri e kërcënoi dhe e shau Besnik Bislimin, kishte kërcënim”.

“E ftoj prokurorinë ta marrë shumë seriozisht këtë, një person që ka mbajt armë me shurdhuese për kaq vite.  Kush është në siklet këtu po shihet qartë, dikush që detyrohet me sha e me kërcënu me i përdor argumentet që po i përdor Vuçiqi përkundër Qeverisë së Kosovës, me të vërtetë jeni në siklet të madh”, ka thënë Murati.

Të ngajshme

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Yllka Gashi

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Yllka Gashi

U shpall “non grata” për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s’matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet

Yllka Gashi