Telenews

Murati me detaje të reja për rritjen e pagës minimale

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor.

Në një konferencë për media në qeveri të mërkurën, Murati u shpreh se afati prej një muaji deri në zbatim është caktuar në mënyrë që t’u japë kohë kompanive dhe institucioneve që të përgatiten për ndryshimet te paga minimale.

“Ishte vendimi për rritjen e pagës minimale pas më shumë se 13 viteve, kur ishte përcaktuar niveli prej 130, përkatësisht 170, për pagën minimale. Me vendimin e sotëm, bëhet përcaktimi për orë pune ashtu siç e parasheh Ligji i Punës”, ka thënë fillimisht Murati.

“Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të filloj së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave”.

Murati ka deklaruar se Ministria e Financave do të sigurohet përmes mekanizmave të saj që ky vendim të zbatohet.

“Në mënyrë që ky vendim të zbatohet në plotni, do të sigurohemi përmes kontrolleve rutinore, apo përmes kontrolleve se vendimi i ri për pagën minimale nuk po zbatohet”. ka thënë ai.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj